Ndryshimet e Sylvinhos pas dëmtimeve, trajneri kuqezi “injoron” lojtarin shqiptar me eksperiencë!

Ndryshimet e Sylvinhos pas dëmtimeve, trajneri kuqezi “injoron” lojtarin shqiptar me eksperiencë!

Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League, Liga B, ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Shumica e lojtarëve kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa grupit pritet të jetë i plotë ditën e martë.
Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai.
Me grupin u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë që luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor. Kjo per te zhvilluar seancën stërvitore në mënyrë të rregullt. Disa prej futbollistëve kanë kryer vetëm seancë shlodhëse pasi janë aktivizuar ditën e dielë.
Berat Gjimshiti, Keidi Bare dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e nëntorit. Ata nuk kanë udhëtuar fare në kryeqytet. Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udinese, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar dhe pas komunikimit të stafit mjekësor të Kombëtares me klubet përkatëse është vendosur që futbollistët të vazhdojnë rikuperimin aty ku janë.
Sakaq, Rey Manaj ka mbërritur sot në grumbullim dhe i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore. Pas shqyrtimit nga ana e stafi mjekësor u konkludua se sulmuesi nuk mund të rikuperohet në kohë për dy ndeshjet dhe u vendos që të rikthehet në klubin e tij për të vijuar me programin e rekuperimit.
Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit tre futbollistë: Adrian Bajramin (Benfica B), Jon Mersinajn (Lokomotiv Zagreb) dhe Arbnor Mujën (Samsunspor). Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen
Shumë pikëpyetje kanë ardhur me këto ftesa të reja, sidomos duke ditur se Bajrami, i cili ka vetëm 58 minuta në kampionat me ekipin e dytë të Benfica-s, është zgjedhur për të zëvendësuar Kumbullën. Bajrami ka luajtur me U-21 e Shqipërisë të drejtuar nga Alban Bushi teksa ka bërë edhe ndeshje të tjera me moshat. Ai është aktivizuar tre miqësore me kombëtaren e madhe kuqezi në vitin 2022 kundër Armenisë, Italisë dhe Esonisë.
Ndërkohë, më shumë minutazh në këmbët e tij, ashtu si edhe shumë eksperiencë ka edhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri, i cili aktivizohet në kampionatin hungarez me, Győri ETO, ku ka zbritur në fushë 11 herë këtë sezon duke shënuar 3 gola dhe asistuar 1 herë.
Burimi