Ndeshje dramatike, Shqipëria ia del të barazojë heroikisht me kroatët
Jemi të pafat, po të llogarisim mundësitë e kohës shtesë për të barazuar dhe më shumë. Ndoshta kaq i kemi mundësitë, u lodhëm. Zhvilluam 74 minuta lojë perfekte, heroike, por e humbëm pastaj “busullën” brenda dy minutash.
Ndoshta trajneri Sylvinho reagoi me vonesë me zëvendësimet, sepse zhvendosja e lojës në gjysmëfushën tonë kishte kulmuar në pjesën e dytë, tanët mezi dilnin nga zona e tyre. Megjithatë, futja e Hoxhës në lojë tjetërsoi gjithçka, solli pështjellim maksimal në portën kroate, derisa në minutën e 94-t, Gjasula barazoi rezultatin. Një pikë mëse e merituar, e djersitur me nder e krenari nga futbollistët tanë, që me Dakun në limitin e kohës shtesë mund edhe të kishin fituar.
Pjesa e parë – Nisje e vrullshme e kuqezinjve tanë. Presing në gjysmëfushën kroate, për disa minuta nga fillimi i ndeshjes, pastaj njëfarë tërheqjeje e vogël, e cila solli kundërsulmin e rrjedhshëm nga krahu i djathtë.
Asani kroson me përpikëri për Laçin, i cili me kokë e devijon topin në rrjetën e kundërshtarit. Start më të mirë nuk mund të kishte për kuqezinjtë tanë, që po bëjnë paraqitje të shkëlqyer. Rezultati zhbllokohet pas 12 minutash lojë.
Pas avantazhit të kuqezinjve, kroatët mundohen të reagojnë. Ndërmarrin aksione të shpeshta, me shumë qarkullim topi, por ndeshin në prapavijën kuqezi, mjaft e vendosur. Ndryshe nag ndeshja me Italinë, kuqezinjtë tanë luajnë më grintë, kanë vënë zemrën në fushë, duke dhënë gjithçka.
Bajrami nga e djathta është shumë problematik për kundërshtarin, me inkursionet e herë pas hershme. Tashmë në avantazh, kombëtarja jonë aplikon kundërsulmin e shpejtë, duke parë se kroatët janë të orientuar me forca të shumta drejt portës së Strakoshës.
Në minutën e 29-të, Hysaj lëshon një predhë në ecje e sipër, nga vija ballore e zonës së 16-metrave, duke tronditur sërish kroatët. Gjithsesi, topi kalon pak mbi traun e portës kundërshtare. E pabesueshme çfarë ka humbur Asllani në minutën e 30-të.
Modric dorëzon topin në mesfushë, kuqezinjtë tanë dalin shpejt, me topin që shkon tek mesfushori shqiptar i Interit. Ky i fundit godet fort, i vetëm me portierin kroat, por pret Livakovic. Rast i artë për të dyfishuar shifrat.
Skuadra e Dalic nuk ka qartësi në fazën finale të aksioneve, duket qartë se është future në një presion psikologjik nga disavantazhi, por ndesh dhe gatishmërinë gati heroike të kuqezinjve tanë për të luftuar në çdo top e centimetër të fushës.
Kryesori akordon disda faulla për kombëtaren tonë, e cila luan disi edhe me nervat e tendosura të kundërshtarit. Një lojë perfekte në çdo aspekt, edhe psikologjik, e tanëve në pjesën e parë, duke e mbyllur me fitoren 1-0, me një rast shumë të favorshëm të Manajt, i cili nuk godet fort me kokë, pak metra përballë Livakovic.
Pas avantazhit të kuqezinjve, kroatët mundohen të reagojnë. Ndërmarrin aksione të shpeshta, me shumë qarkullim topi, por ndeshin në prapavijën kuqezi, mjaft e vendosur. Ndryshe nag ndeshja me Italinë, kuqezinjtë tanë luajnë më grintë, kanë vënë zemrën në fushë, duke dhënë gjithçka.
Bajrami nga e djathta është shumë problematik për kundërshtarin, me inkursionet e herë pas hershme. Tashmë në avantazh, kombëtarja jonë aplikon kundërsulmin e shpejtë, duke parë se kroatët janë të orientuar me forca të shumta drejt portës së Strakoshës.
Në minutën e 29-të, Hysaj lëshon një predhë në ecje e sipër, nga vija ballore e zonës së 16-metrave, duke tronditur sërish kroatët. Gjithsesi, topi kalon pak mbi traun e portës kundërshtare. E pabesueshme çfarë ka humbur Asllani në minutën e 30-të. Modric dorëzon topin në mesfushë, kuqezinjtë tanë dalin shpejt, me topin që shkon tek mesfushori shqiptar i Interit.
Ky i fundit godet fort, i vetëm me portierin kroat, por pret Livakovic. Rast i artë për të dyfishuar shifrat. Skuadra e Dalic nuk ka qartësi në fazën finale të aksioneve, duket qartë se është futur në një presion psikologjik nga disavantazhi, por ndesh dhe gatishmërinë gati heroike të kuqezinjve tanë për të luftuar në çdo top e centimetër të fushës.
Kryesori akordon disda faulla për kombëtaren tonë, e cila luan disi edhe me nervat e tendosura të kundërshtarit. Një lopjë perfekte në çdo aspekt, edhe psikologjik, e tanëve në pjesën e parë, duke e mbyllur me fitoren 1-0.
Pjesa e dytë – Nis me kuqezinjtë e tërhequr, ndërsa kroatët më kërkues. Dalic ka bërë menjëherë dy zëvendësime, orientimi drejt portës sonë është i qartë. Minuta e 49-të vë në provë portierin Strakosha, që bën një pritje shpëtimtare. Prapavija jonë është në vështirësi, jemi tërhequr shumë, të diktuar edhe nga presingu i kundërshtarit.
E dorëzojmë shpejt topin, duke vuajtur shumë në gjysmëfushën tonë. Aplikohet pasimi i gjatë për te Manaj, i cili është i shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës, i markuar nga dy-tre mbrojtës kroatë. Disa këndore dhe krosime nga krahët të kroatëve janë rrezik permanent për portën e Strakoshës, por fatmirësisht goditjet e tyre me kokë në zonën e portës sonë janë pa shënjestrën e duhur.
Asllani bën goditjen e parë në këtë pjesë loje në portën kroate, minuta e 64-t. Vjen edhe zëvendësimi i parë te kuqezinjtë në këtë minutë, Seferi për Asanin. Kemi nevojë për freski fizike, presingu i kundërshtarit është asfiksues. Bajrami ka mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat në minutën e 67-të, por duket i lodhur, nuk finalizon dot saktë dhe vonohet, duke shpërdoruar një kundërsulm ideal.
20 minuta patra fundit të lojës, Sylvinho hedh në fushë Gjasulën për të përforcuar mesfushën, dukshëm e lodhur, pasi ka shpenzuar shumë. Largohet Laçi, autori i golit. Barazimi vjen në minuitën e 74-t, pas një aksione pa shumë rrezikshmëri. Kramaric godet mes këmbëve të Hysaj, topi kalon në anën e kundërt të Strakoshës.
Një shpërqendrim i tanëve, që e paguajmë shtrenjtë. Nuk zgjat shumë, por brenda dy minutave kalojmë nga “parajsa” në “ferr”. Kësaj radhe është Gjasula që shkakton autogol, në një karombol të topit në zonën tonë. Dorëzohet Strakosha, i cili ka kryer disa pritje vendimtare.
Të vonuara zëvendësimet e minutës së 83-të, kur hidhen në fushë Daku dhe Hoxha për Manaj dhe Ramadanin. Lodhja ishte evidente, ndaj freskimi i formacionit duhej bërë më shpejt. Përmbysja e rezultatit ishte në ajër, ndjehej, me situatën e krijuar në fushë.
Megjithatë, reaguam me pikat e fundit të energjisë, barazuam në shtesë me Gjasulën, që shhleu kështu autogolin, si dhe mund të kishim fituar në minutën e 96-të me atë rast ideal të Dakut.
Burimi