Ndeshja hapëse e “Copa America” nis me rekordin e Lionel Messit

Ndeshja hapëse e “Copa America” nis me rekordin e Lionel Messit

21 Qershor 2024

20:35

Alfred Lleshi

Kampioni argjentinas Lionel Messi është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Amerikës, duke arritur në 35 ndeshje. Këtë rekord e vendosi me ndeshjen hapëse të turneut, në të cilin Albiceleste fitoi 2-0 ndaj Kanadasë. 36-vjeçari më parë e ndante rekordin me portierin kilian Sergio Livingstone.
Paraqitjet e Messit janë shpërndarë në shtatë edicione të “Copa America”, duke filluar me edicionin e vitit 2007 në Venezuelë. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të vendosë më shumë rekorde në kompeticionin e këtij viti.
Atij i duhen 4 gola për të barazuar bashkatdhetarin Norberto Mendez dhe brazilianin Zizinho si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Kupës së Amerikës, me 17 gola. Nëse kampionia në fuqi, Argjentina, fiton kompeticionin, Messi do të bëhej gjithashtu kapiteni i parë që fiton dy turne të tillë radhazi.
Pra, “La Pulce” ka rrëzuar një tjetër rekord, me 35 paraqitje, Leo është rekordmeni absolut për numrin e ndeshjeve në “Copa America” (në shtatë edicione). Kapiteni bardhekaltër parakaloi kilianin Sergio Livingstone, i cili e vendosi rekordin e tij në vitet 1940 dhe 1950 (1941-1954).
Burimi