Ndeshja e Superligës nuk luhet pasi trajneri i pezulluar refuzon të lërë stolin, humbet 0-20 në tavolinë

Ndeshja e Superligës nuk luhet pasi trajneri i pezulluar refuzon të lërë stolin, humbet 0-20 në tavolinë

Në javën e 16-të të Superligës në basketboll për meshkuj, ndeshja mes Kamza Basket dhe Tiranës nuk u luajt. Sipas “Panorama Sport”, trajneri i skuadrës kamzali, Glen Prodani, ka kundërshtuar vendimin e skualifikimit nga FSHB-ja.
Komisioni i disiplinës pranë Federatës e ka pezulluar trajnerin deri më 21 prill, por ai nuk ka pranuar që të lërë stolin dhe të qëndrojë në tribunë. Vëzhguesi i takimit dhe gjyqtarët kanë zbatuar rregulloren e lojës.
Ata i kanë kërkuar trajnerit Glen Prodani të lërë stolin, por ai ka refuzuar. Për rrjedhojë, Kamza Basket e humbi 0-20 në tavolinë ndeshjen, çka është zyrtarizuar sot edhe nga Federata Shqiptare e Basketbollit në rrjetet sociale.
Një humbje që lë Kamzën në vendin e fundit në renditjen e Superligës, duke rrezikuar rënien në Kategorinë e Parë. Ndërsa bardheblutë morën 2 pikë që e ngjitin në vendin e tretë.
Superliga-Meshkuj, java e 16-të
Kamza Basket – Tirana, 0-20
Teuta – Vllaznia, 87-80
Besëlidhja – Apolonia, 116-76
Renditja: Besëlidhja 32 pikë, Teuta 25 pikë, Tirana 23 pikë, Apolonia 22 pikë, Vllaznia 21 pikë, Kamza Basket 20 pikë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente