Morata përqafohet me Buffon pas ndeshjes, komenti i Alice Campello nuk lë asnjë dyshim
Në përfundim të ndeshjes Itali-Spanjë, xhiron e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Europian 2024, Alvaro Morata përshëndeti me dashuri Gianluigi Buffon, kreun e delegacionit të kombëtares axurre, i cili kishte ndjekur gjithçka nga pankina, së bashku me Luciano Spelletti. Një përqafim i ndjerë dhe i filmuar nga kamerat.
Alice Campello, gruaja e qendërsulmuesit aktual të Atletico Madrid, filmoi skenën dhe publikoi një histori në Instagram, duke bashkuar përqafimin e mbrëmshëm me një tjetër nga e kaluara, kur të dy ishin protagonistë në fushë me Juventusit. Palët e përfshira i komentuan dy fotot me një zemër (emoji).
Morata i jep fanellën Buffon: Sa kënaqësi e madhe të të shoh sërish GigiNjë përfundim me përqafime i Spanjë-Itali në “Euro 2024”. Në fund të ndeshjes, në fakt, Alvaro Morata donte t’i bënte nderime Gigi Buffon-it, ish-bashkëlojtarit dhe kapitenit të tij gjatë përvojës së parë me Juventusin. Për këtë përdori fanellën që kishte veshur në ndeshjen mes “Furive të Kuqe” dhe axurrëve, të cilën ia dhuroi kryetarit të delegacionit të kombëtares italiane.
Të dy u përjetësuan në një foto, që sulmuesi i Atletico Madridit e postoi më pas në Instagram, shoqëruar me një mesazh dashurie që emocionoi shumë tifozë të Juventusit: “I dashur Gigio! Edhe një herë, faleminderit për mënyrën se si më trajtove gjithmonë. Faleminderit për gjithçka më ndihmove dhe të gjitha këshillat e tua!”
Burimi