Lucesku provokon Kosovën pas fitores në tavolinë: “Shqiptarët ngelën me turp”

Lucesku provokon Kosovën pas fitores në tavolinë: “Shqiptarët ngelën me turp”

20 Nëntor 2024

16:40

Telesport

UEFA sot mbajti anën e Rumanisë pas ndeshjes së shumëpërfolur me Kosovën në Nations League, duke vendosur për fitoren 3-0 të Rumanisë (në tavolinë).
Ndeshja u konsiderua e braktisur nga “Dardanët”. Federata e Futbollit e Kosovës u gjobit me 6000 euro për sjellje të gabuar të lojtarëve, ndërkohë që rumunët u gjobitën me 50 mijë euro dhe mbyllje të stadiumit për një ndeshje prej racizmit të shfaqur nga tifozët vendës.
Trajneri i kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu, komentoi para pak minutash vendimin e UEFA-s dhe provokoi Kosovën, duke thënë se lojtarët e saj e braktisën ndeshjen për llogari sportive.
“Fituam 3-0, sepse e merituam. Ky vendim është shumë normal. Lojtarët e Kosovës ngelën me turp tani, por është zgjedhja e tyre. Ata e provuan një herë dhe nuk u doli gjë”, ka deklaruar tekniku.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente