Leclerc s’heq dorë nga titulli: Kemi ende shanse për t’i fituar të dy titujt e sezonit

Leclerc s’heq dorë nga titulli: Kemi ende shanse për t’i fituar të dy titujt e sezonit

Sezoni 2024 në Formula 1 është natyrisht më i mirë për Ferrari, që ka arritur dy fitore, një me Carlos Sainz dhe një me Charles Leclerc. Ky i fundit është në vendin e dytë për pilotë, me 56 pikë pas kampionit të botës Max Verstappen.
Gjithsesi, monmogasku beson se ka ende shanse që të shpallet kampion bote këtë vit, sidomos në botërorin për konstruktorë. Një deklaratë që vjen pas garës zhgënjyese që “kokëkuqja” bëri në Kanada, ku nuk mopri asnjë pikë me pilotët e saj.
Leclerc vazhdon të besojë se mund të luftojë për të fituar titullin: “Ne kemi një shans mes konstruktorëve, por edhe në atë mes pilotëve do të shtyj në maksimumin tim deri në fund të sezonit. Nuk tërhiqem kollaj, pasi sezoni është i gjatë”.
“Fitimi i Kampionatit Botëror dhe ta bëj atë me Ferrarin është qëllimi i jetës sime. Sa kohë jam i gatshëm të pres? Sa kohë që duhet. Kjo është skuadra që më ka bërë të ëndërroj si fëmijë dhe që ka besuar tek unë kur kam qenë i vogël, do të bëj gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt”, shtoi Leclerc.
Gara e radhës në Formula 1 është këtë fundjavë në Spanjë, ku “kokëkuqja” synon të rikthehet pretendente në pistë.
Burimi