LeBron James shkruan sërish historinë e NBA, basketbollisti i parë që arrin të shënojë 50 mijë pikë

5 Mars 2025

12:01

Telesport

LeBron James është dhe vazhdon të mbetet një basketbollist i jashtëzakonshëm. Ai u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënoi 50,000 pikë në sezonin e rregullt dhe në atë play-off së bashku.
James theu rekordin me një trepikësh në fillim të çerekut të parë të ndeshjes që Lakers fituan ndaj ndaj New Orleans Pelicans (136-115). Në këtë ndeshje, “King James” realizoi 34 pikë për Lakers, duke qenë shënuesi më i mirë.
Duket qartë se LeBron James nuk njeh kufij dhe sa herë i jepet mundësia për të thyer një rekord, ai shkon drejt tij. Në moshën 40-vjeçare, ai është i jashtëzakonshëm dhe tashmë arrin kuotën e 50 mijë pikëve.
Pas LeBron James mbetet Kareem Abdul-Jabbar, i cili në njëzet sezone në NBA ka gjithsej 44,149 pikë, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të vlerësuar në historinë e basketbollit botëror.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente