Leao i trembet Turqisë prej Calhanoglu: Ai është i rrezikshëm, mund të bëjë diferencën

Leao i trembet Turqisë prej Calhanoglu: Ai është i rrezikshëm, mund të bëjë diferencën

I pranishëm në konferencën për shtyp, në prag të xhiros së dytë të Grupit F të “Euro 2024”, ndeshjes kundër Turqisë, numri 10 i Milanit, Rafael Leao vlerësoi kundërshtarin: “Është një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi që ka individualitete.
Turqit janë të rrezikshëm, nuk ju lejojnë hapësira. E kemi studiuar mirë dhe do të bëjmë në fushë atë që na kërkon trajneri. Në krahasim me debutimin kundër Republikës Çeke, mendoj se do të kemi më shumë spektakël, do të jetë një shfaqje e mirë”.
Ai nuk kishte asnjë dyshim për lojtarët kryesorë të Turqisë: “Çalhanoglu mund të bëjë diferencën, është një lojtar me shumë cilësi, gjuan shumë mirë. Arda Güler tashmë mund të bëjë diferencën, kot nuk luan për Real Madridin. Edhe Yilmaz është shumë i shpejtë, mendoj se këta janë lojtarët që mund të bëjnë diferencën në skuadrën turke”.
Do të jetë një ndeshje e nxehtë për tifozët turq, që pritet të mbushin “Signal Iduna Park” në Dortmund, flitet për rreth 30-40 mijë njerëz: “Ne e dimë se do të jetë një atmosferë e vështirë dhe ndryshe, por do të kemi mbështetjen e portugezëve këtu në Gjermani. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe vendimtare për rrugëtimin tonë, besoj në mbështetjen e të gjithëve”.
Burimi