Kvaratskhelia befason: Ronaldo më ndihmoi të besoja se mund ta mundnim Portugalinë
Khvicha Kvaratskhelia e tërhoqi Gjeorgjinë drejt 1/8 finale të “Euro 2024”. Lojtari i Napolit e theu ngërçin në ndeshjen kundër Portugalisë pas 91 sekondash dhe u përzgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes: “Suksesi nuk erdhi falë individit, por ekipit. Ne iu treguam të gjithëve se mund ta luajmë vërtet këtë kompeticion.
Jemi gjithmonë të fokusuar te ndeshja e radhës. Sonte jemi shumë të lumtur, nga nesër do të fillojmë të mendojmë për 1/8 finale, – tha ai dje, në fund të ndeshjes, për kanalet zyrtare të UEFA-s.
– Unë mora fanellën e Ronaldos dhe shkuam në raundin tjetër të Europianit. Kjo është dita më e mirë e jetës sime. Bëmë histori, askush nuk do ta besonte, askush nuk mendonte se do ta mposhtnim Portugalinë, por ne jemi një ekip i fortë”.
Kvaratskhelia e krahason suksesin e Gjeorgjisë me titullin e Napolit: “Titulli i Serie A ishte një moment i paharrueshëm për mua, por jam më i lumtur sot, sepse kur luan për vendin tënd je krenar. Kjo është dita më e lumtur e jetës sime; kam përmbushur një ëndërr tjetër. Është e vështirë t’i shpreh emocionet e mia me fjalë, ndihem shumë i lumtur”.
Kvaratskhelia për Ronaldon: “Para ndeshjes u përshëndetëm, ai më uroi më të mirën. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të vinte të fliste me mua. Ai është një lojtar i madh dhe një person i madh. Ka një personalitet të madh, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai më ndihmoi të besoja se ne mund të bënim diçka sot”.
Burimi