“Kemi një kombëtare me lojtarë me përvojë, Toni Kroos është lider në dhomën e zhveshjes”

“Kemi një kombëtare me lojtarë me përvojë, Toni Kroos është lider në dhomën e zhveshjes”

26 Qershor 2024

9:03

Telesport

Me dy gola të shënuar në Euro 2024, sulmuesi veteran gjerman Niclas Fullkrug po kthehet në një hero për kombëtaren vendase. Duket se përvoja po bën diferencën te kjo skuadër, e cila po luan mirë edhe falë ndërthurjes së elementëve.
Sulmuesi Niclas Füllkrug, lidhur me këtë, u shpreh: “Gjëja pozitive është se kemi një grup me përvojë dhe lojtarë që kanë përjetuar tashmë shumë situata të ngjashme në karrierën e tyre”.
“Kur Toni Kroos thotë shkurt në dhoma e zhveshjes: “Shko gjithçka është në rregull, qëndro i qetë”, nuk do të ketë njeri që befas do të fillojë të bërtasë gjëra negative. Ai është një lider për ne”, tha Fullkrug.
“Tani që jemi kualifikuar duhet të kemi më shumë kujdes, për të zgjidhur sa më shpejt situatat dhe të mos gabojmë. Jemi kombëtarja vendase dhe publiku ynë pret shumë nga ne, ndaj s’duhet t’i zhgënjejmë”, tha Fullkrug.
Burimi