Kategoria Superiore / Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të, a jeni dakord?

Kategoria Superiore / Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të, a jeni dakord?

Java e 8-të e kampionatit të Kategorisë Superiore u luajt në fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia-Elbasani dhe Teuta-Tirana. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur top-formacionin e javës, si dhe trajnerin e javës, pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit.
Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri, “gardiani” i Vllaznisë. Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta). Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Partizani).

 
Sakaq, tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo). Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut, ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.
Sipas trajnerëve kuqezinj, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga shkodrani mposhti dje Tiranën me rezultatin 3-1.
Burimi