KATEGORIA SUPERIORE | Egnatia dhe Vllaznia shkëputen, Partizani ngec! Ilir Daja ngre Dinamon, Tirana me 5 barazime (VIDEO+RENDITJE)

KATEGORIA SUPERIORE | Egnatia dhe Vllaznia shkëputen, Partizani ngec! Ilir Daja ngre Dinamon, Tirana me 5 barazime (VIDEO+RENDITJE)

Kampionati shqiptar i futbollit për edicionin 2024-25 ka mbyllur sot javën e pestë të tij dhe tashmë po duket se do të jetë një garë e fortë deri në fund për të kapur top 4 që do të jetë formula e “final four” – e cila për herë të parë u aplikua vjet me suksesin final të Egnatias.
Pikërisht Egnatia kryeson renditjen me 10 pikë, po aq sa Vllaznia. Të dy ekipet janë duke u paraqitur mirë dhe e kanë nisur sezonin me 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
GOLI I PARTIZANIT – VIDEO
GOLI I LAÇIT – VIDEO
Partizani ndalet nga Laçi, që megjithatë vazhdon të jetë në fund të renditjes dhe këtë sezon rrezikon jo pak rënien nga kategoria. Të kuqtë, pas barazimit në derbin ndaj Dinamos, edhe sot edhe pse shëuan të parët me Agim Zekën, pësuan barazimin vetëm disa minuta më pas dhe mbeten 8 pikë.
Ndërkohë, habia e madhe e kampionatit quhet Tirana pasi është në kuotën e 5 pikëve që kanë ardhur si rezultat i pesë barazimeve. Pikërisht bardheblutë sot ndaj Elbasanit ishin duke rrezikuar humbjen por portieri Selmani priti penalltinë e Mustës në sekondat e fundit.
GOLI I TIRANES – VIDEO
GOLI I ELBASANIT – VIDEO
PENALLTIA E HUMBUR – VIDEO
Ndeshja në “Air Albania” u mbyll 1-1 ku vendasit shënuan të parët me Kolën por Ze Gomes arriti të barazonte shifrat.
Arrin fitoren e parë trajneri Ilir Daja te Dinamo City. Pas barazimit ndaj Partizanit, sonte në Elbasan Arena kanë arritur që të mundin Skënderbeun në fund me rezultatin 2-1 me golin venditmar te Mandela.
GOLI I MANDELA – VIDEO
Burimi