Kaos te Kosova, trajneri Foda përjashton Zhegrovën dhe dy të tjerë

Kaos te Kosova, trajneri Foda përjashton Zhegrovën dhe dy të tjerë

8 Shtator 2024

14:04

Telesport

Situatë aspak e mirë te Kosova.
Pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Rumanisë në Nations League, trajneri Foda ka marrë një vendim të ashpër duke përjashtuar nga skuadra Edon Zhegova, Arijanet Muriç dhe Visar Muslijapara ndeshjes me Qipron për thyerje disipline.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franko Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, lexohet në komunikatën për shtyp të Federatës së Kosovës.
Burimi