Kampioni i botës synonte rikthimin në Formula 1, katër skuadra i “mbyllën derën”

Kampioni i botës synonte rikthimin në Formula 1, katër skuadra i “mbyllën derën”

17 Shkurt 2025

10:41

Telesport

Në fund të sezonit 2022, katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, vendosi të tërhiqej nga garat për arsye familjare. Por duket se 4 herë kampioni i botës ka synuar rikthimin në gara këtë vit, por nuk ka qenë i mirëpritur.
Sipas asaj që u zbulua nga “F1-Insider” Vettel nuk ka reshtur kurrë së kërkuari zgjidhje të tjera për t’u rikthyer në pistë. Piloti gjerman, fillimisht u përpoq të zbarkonte në Audi-Sauber, por mori një refuzim të sjellshëm nga CEO i atëhershëm i projektit Andreas Seidl.
Kjo nuk është e gjitha. I vetëdijshëm për vështirësitë e Sergio Perez si shoku i skuadrës së Max Verstappen, Vettel thuhet se u përpoq t’i ofrohej Red Bull, për një rikthim të bujshëm aty ku fitoi titujt kampionë bote. Helmut Marko pranoi kontaktet e tij me 37-vjeçarin, por përgjigjja ka qenë sërish negative.
Edhe Williams i ka kthyer përgjigje negative pilotit gjerman disa muaj më parë, duke vendosur të marrë Carlos Sainz.  Refuzimi i fundit ka ardhur nga Porsche, e cila pas disa testeve me katër herë kampionin e botës në timonin e Hypercar 963, preferoi të kthehej drejt profileve të tjera. e
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente