“Kam provat për shkeljet e City-t”, vjen deklarata që bën Guardiola-n të dridhet
Në pritje të vendimit të institucioneve, Manchester City po dridhet edhe jashtë gjykatave. Qytetarët janë trembur nga deklaratat e një hakeri që krijoi çështjen globale të Football Leaks me zbulimet e tij.
Klubi anglez aktualisht është nën hetim për shkelje të supozuara financiare: 115 akuza janë ngritur kundër Qytetarëve me një gjyq tani të afërt dhe që sipas mediave angleze mund të çohen përpara në vjeshtën e vitit 2024, krahasuar me atë të mëparshme në verën e vitit 2025.
Nën hetim, menaxhimi ekonomik i klubit për një periudhë mbi 9-vjeçare: nga viti 2009 deri në vitin 2018, kur nisi hetimi.
Por kush ka folur sërish për Manchester Cityn? Ky është Rui Pinto, hakeri që krijoi uebsajtin Football Leaks, përmes të cilit publikonte rregullisht informacione në lidhje me tarifat e transferimeve dhe kontratat e nënshkruara nga futbollistë, madje edhe me famë botërore.
Detaje rreth të ardhurave nga sponsorizimi i Manchester City-t dhe kontratës së ish-trajnerit Roberto Mancini kishin dalë më parë aty.
Kampionët e Anglisë vazhdojnë të mohojnë çdo akuzë dhe kanë kaluar edhe në kundërsulm, por tashmë situata mund të komplikohet.
Në fakt, hakeri pretendoi se u kishte ofruar autoriteteve në Gjermani dhe Francë “miliona” dokumente ndëshkuese të cilat, thotë ai, do të tregojnë “sjellje kriminale” dhe se Qytetarët kanë shkelur qëllimisht rregullat e Fair Play Financiar.
Më 11 shtator 2023, Rui Pinto u dënua me katër vjet me një dënim me kusht (shmangie nga burgu) nga Gjykata e Portugalisë.
Ai u shpall fajtor për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike në pesë vende të ndryshme, një rast për tentativë zhvatjeje kundër fondit të investimeve sportive Doyen dhe tre raste përgjimi të korrespondencës për të hyrë në email.
Falë tij u zbuluan edhe detaje rreth kontratave të Neymar te Barcelona dhe Bale te Real Madrid. Por ai bëri bujë mbi të gjitha për zbulimin e skemave të supozuara të shmangies së taksave të PSG dhe Manchester City.
Ai u mbrojt nga akuzat e ndryshme të ngritura ndaj tij duke pretenduar se vepronte si “informator”. Gjykata portugeze më vonë ia njohu këtë status dhe e dënoi vetëm për krimet e zhvatjes.
Hakeri më pas bashkëpunoi me drejtësinë për të zgjidhur hetime të ndryshme dhe është ende në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Burimi