Jorge Martin fiton me “foto-finish” garën e Le Mansh, dy kampionë bote dorëzohen në fund
12 Maj 2024
17:03
Telesport
Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Francës në MotoGP. Gara u zhvillua në pistën e Le Mansh, aty ku spanjolli pat fituar edhe një ditë më parë në garën sprint.
Këtë herë fitorja e Martin ishte e vuajtur, duke lënë pas patriotin e tij Marc Marquez me Ducati Gresini (i dyti). Podiumi kompletohet me kampionin e botës në fuqi, italianin e Ducati, Francesco Bagnaia (i treti).
Këta tri pilotë dueluan rrotë më rrotë përgjatë gjithë garës. Fakti që diferenca mes tyre ishte më pak se gjysmë sekondi kur kaluan finishin tregon për rivalitetin e madh, nga xhiro e parë deri tek e fundit.
Pas tyre, me më shumë se 2 sekonda, u renxditën Enea Bastianini e Maverick Vinales, në “top-5” më të mirët, me motorin Ducati që konfirmohet si marka më e mirë. Në renditjen e përgjithshme, Martin ka 38 pikë avantazh ndaj Bagnaia.
Burimi