Jorge Martin fiton garën sprint në Le Mansh dhe dominon botërorin e MotoGP

Jorge Martin fiton garën sprint në Le Mansh dhe dominon botërorin e MotoGP

11 Maj 2024

17:19

Telesport

Në pistën e Le Mansh, në Francë, u zhvillua sot pasdite gara sprint në botërorin e MotoGP. Një garë ku dominuan pilotët spanjollë, me 3 të tillë që u ngjitën në podium.
Piloti Jorge Martin me Ducati Pramac fitoi garën, duke lënë pas patriotët e tij Marc Marquez me Ducati Gresini (i dyti) dhe Maverick Vinales me Aprilia (i treti).
Martin e dominoi garën gjatë gjithë kohës dhe e meritoi fitoren, duke e mbyllur garën sprint me më shumë se 2 sekonda nga rivalët. Garë për t’u harruar kjo për kampionin e botës në fuqi,Francesca Bagnaia.
Italiani u detyrua të tërhiqej nga gara pas 3 xhirosh. Në renditjen e përgjithshme, Martin dominon me 104 pikë, ndërkohë që në vendin e dytë ngjitet Enea Bastianini me Ducati zyrtar (sot i katërti) me 76 pikë.
Burimi