
Jokic i jashtëzakonshëm shkruan historinë e NBA, fitojnë kryesuesit e Cleveland dhe Oklahoma
Nikola Jokić shkroi një faqe tjetër legjendare në historinë e basketbollit, duke u bërë lojtari i parë në NBA që regjistron një “triple double” prej 31 pikësh, 21 rebound e 22 asist në një ndeshje të vetme.
Ai ndihmoi skuadrën e tij të fitojë 149-141 ndaj Phoenix pas kohës shtesë, në një sfidë mjaft emocionuese dhe spektakolare. Booker realizoi 34 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen.
Fitore në sekondat e fundit për Cleveland, që munbi 118-117 Charlotte dhe mbetet skuadra më e mirë në kampionat. Donovan Mitchell me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Cavaliers.
Dramatike edhe fitorja e Minnesota, që mundi në fund 106-104 Miami. 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë. Në Perëndim vijon të komandojë Oklahoma, që sot mundi 107-89 Portland (Aaron Wiggins me 30 pikë më i miri).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Cleveland, 117-118
Dallas – Memphis, 111-122
Toronto – Utah Jazz, 118-109
Miami – Minnesota, 104-106
Oklahoma – Portland, 107-89
Denver – Phoenix, 149-141
Sacramento – San Antonio, 127-109
Clippers – New York, 105-95
Burimi