Jo thjesht kampione, por tani Egnatia nis të arkëtojë dhe planifikojë si klub “big”: gati 1 mln euro nga dy shitje!
22 Korrik 2024
10:17
Telesport
Cagliari përshpejton për Alen Sherrin, portieri i lindur në vitin 1997, i sapo blerë nga Egnatia, skuadra ku lojtari luan që nga viti 2022. Kuqeblute do të paguajë rreth 500 mijë euro duke perfshire ketu edhe bonuse dhe 10% të transferimit të ardhshëm.
Kontrata që portieri shkodran do të nënshkruajë parashikon marrëveshje deri në vitin 2027. Sot vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka është në rregull ai do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj direkt në kampin stërvitor.
Egnatia qe gjithashtu ka arketuar nga skuadra turke Konyaspor rreth 400 mije euro duke qene se ka shitur sulmuesin dhe yllin e ekipit Ibrahimoglu. Si Sherri, ashtu edhe Ibrahimoglu, moren pjese ne turin e pare kualifikues te Champions qe ne fakt nese do te kalohej do te mbaheshin te dy per te tentuar nje tjeter kualifikim.
Mungesa e atyre 1 mln eurove te garantuara ka shtyre klubin e Egnatias, kampione ne fuqi ne Shqiperi, te nxitoje ne keto dy shitje qe sjellin shifra te rendesishme ne arkat e klubit rogozhinas.
Burimi