Italia, tension dhe nervozizëm. Spalletti dhe Gravina, kokë më kokë pas “shuplakës” me Spanjën
22 Qershor 2024
9:12
Alfred Lleshi
Humbja ndaj Spanjës ka lënë gjurmë në Itali dhe tashmë trajneri Luciano Spalletti duhet të zgjidhë disa çështje, duke filluar nga “regjisori” i mesfushës. Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, trajneri pas stërvitjes në mëngjes, mbas Spanjës, i dha skuadrës axurre gjysmë dite pushimi për të lehtësuar tensionin e dukshëm.
Kolapsi ndaj Spanjës ka peshuar shumë te kampionët e Europës në fuqi. Një shuplakë e rëndë për Italinë, e cila nuk e përballoi dot goditjen ndaj Spanjës dhe tani po “lëpin plagët”, po mendon për të ardhmen me disa dyshime.
“Pas humbjes, përballë 80 picave të vogla, shumë prej të cilave u konsumuan nga delegacioni italian që kthehej në hotel nga Gelsenkirchen, Spalletti bëri një bilanc të situatës me presidentin Gravina dhe dje, para stërvitjes, mbajti ekipin në kontakt. Fjalimi i tij analizë zgjat një çerek ore, iu kujtoi të gjithëve se “ne jemi Italia dhe duhet të kemi guxim”.
Burimi