“Italia është e paparashikueshme”, Yakin: Por janë ata që duhet të na kenë frikë

“Italia është e paparashikueshme”, Yakin: Por janë ata që duhet të na kenë frikë

Murat Yakin, trajneri i Zvicrës, ka folur në mikrofonat e Srf TV për  ndeshjen e 1/8-ave së Kampionatit Europian kundër “Axurrë”:
“Ne e ndoqëm ndeshjen e Italisë me shumë kujdes, duke analizuar taktikat dhe strategjitë. Në ditët në vijim do ta vlerësojmë në detaje kundërshtarin dhe sinqerisht mezi presim të përballemi me ta”.
– Mendoni se nuk jeni favoritë?
“Ne në fakt nuk duam të shqetësohemi shumë për skuadrën e Spallettit dhe mendoj se e kundërta është e vërtetë: Italia duhet të shqetësohet për mënyrën se si ne luajmë duke qenë se gjërat po funksionojnë mirë për ne”.
– Çfarë ideje keni krijuar për Italinë?
“Italia i nisi dy ndeshjet e para me taktika dhe lojtarë të ndryshëm në krahasim me të tretën, kur zgjodhi një strategji më mbrojtëse duke qenë se ishin kroatët ata që duhet të fitonin.
“Pasi pësuan gol, ata ndryshuan lëkurën e tyre dhe arritën të barazojnë. Ata janë të paparashikueshëm, por ne jemi të përgatitur. Edhe nga pikëpamja mendore: ne kemi mjaft cilësi dhe përvojë për t’i mbijetuar një ndeshje si kjo”.
– Ju ka lënë përshtypje Donnarumma në këto tri ndeshjet e para të luajtura në Kampionatin Evropian?
“Ai ishte preciz dhe efikas, kundër Kroacisë përveç penalltisë ai bëri dy ose tre pritje të tjera të pamundura, por ne kemi elementë që mund ta shqetësojnë atë”.
Burimi