“I kënaqur që e takova”, Bastoni mesazh për Asllanin: Por në fushë…
👁303
16 Qershor 2024
9:55
Denis Hakanaj
Shqipëria e nisi aventurën në Euro 2024 me një humbje 2-1 kundër Italisë.
Pas golit rekord të Bajramit, skuadra e Spalletti-t arriti të përmbyste gjithçka në pesë minuta me dyshen interiste Bastoni-Barella.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i “Axurrëve” ka patur një mesazh për yllin e kuqezinjve Asllanin, që është shoku i tij i skuadrës tek Inter-i.
“Ka qenë bukur që e takova në fushë”, ka thënë Bastoni.
“Megjithatë, kur zbresim në fushë nuk ka miqësi. Në fund të ndeshjes jemi përshëndetur”.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë në Europian do të jetë më 19 qershor kundër Kroacisë, ndërsa Italia do të luajë një ditë më mbrapa kundër Spanjës.
Burimi