Heroi Kristjan Asllani flet pas golit: “Fituam me karakter, fanella ishte një urim për vëllain”

Heroi Kristjan Asllani flet pas golit: “Fituam me karakter, fanella ishte një urim për vëllain”

14 Tetor 2024

21:14

Telesport

Kristjan Asllani sot ishte heroi i Shqipërisë në ndeshjen me Gjeorgjinë. Goli i tij ndaj gjeorgjianëve ishte i shkëlqyer. Pas ndeshjes, ai deklaroi:
“U zgjova në mëngjes dhe kërkova një bluze urimi, sepse doja të uroja vëllain për ditëlindjen. Sot ishte një ndeshje e vështirë. E dinim që ata do të luanin kështu, por fituam me karakter”.
“Mbrojtëm të gjithë. Nuk ishte një ndeshje çlirimi. E dimë që kemi marrë kritika pas humbjes me Çekinë, por nuk duhet të mendojmë se çfarë thotë të tjerët. Kur ekipet mbyllen shumë nuk i prek shumë topa mbrapa linjës. Kështu që zbres unë poshtë, sepse nuk rri dot pa prekur top në lojë”.
“Tuci më dha një super top dhe më pas shkoi brena (në rrjetë). Unë kur hyj në fushë, hyj për të fituar. Sot kemi qenë skuadër, jemi mbrojtur shumë mirë. Ishte vërtetë shumë e vështirë në këtë stadium plot me tifozë. Ishte një Shqipëri me karakter”.
Burimi