Guler, Turqia dhe goli ndaj Gjeorgjisë… me atë mesazh të Ancelottit

Guler, Turqia dhe goli ndaj Gjeorgjisë… me atë mesazh të Ancelottit

22 Qershor 2024

15:34

Denis Hakanaj

“Carlo më dërgoi një mesazh para ndeshjes dhe më uroi suksese”.
Ancelotti dhe ajo lidhje thuajse atërore me Arda Gulerin e ri. Lojtari i datëlindjes 2005 i Real Madrid po luan me Turqinë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjermani.
Një talent autentik që Los Blancos e siguruar duke paguar 20 milionë verën e kaluar.
Gjashtë golave të shënuar në fundin e kampionatit të kaluar, iu shtua perla në debutimin e tij ndaj Gjeorgjisë. Një e majtë, e fuqishme dhe e saktë, drejt e në trekëndësh… dhe ai mesazh, pak para ndeshjes, nga Ancelotti bën që gjithçka të duket si një shenjë e qartë dhe evidente e fatit.
“Dua të vazhdoj kështu dhe të bëj të lumtur të gjithë njerëzit që më kanë besuar”, tha Guler për Marca-n.
Një shenjë mirënjohjeje për ata që i dhanë mundësinë të shfaqej në një moshë kaq të re dhe te një klub i madh si Real Madridi.
Burimi