Fundjava e legjionarëve kuqezi: Gjimshiti, Ramadani dhe Berisha janë ‘TOP’

Fundjava e legjionarëve kuqezi: Gjimshiti, Ramadani dhe Berisha janë ‘TOP’

15 Shtator 2024

18:54

Telesport

Pas ndeshjeve të mira të legjionarëve kuqezi si Manaj, Ismajli e Bajrami, këtë të diel tre lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare kanë dhënë performanca super pozitive.
Atalanta Gjimshtitit fitoi 3-2 me përmbysje kundër Fiorentinës me gola të Reteguit, De Ketelaere e Lookman. Ishte një ndeshje spektakolare, me dy përmbysje gjatë lojës dhe Gjimshiti luajti mjaft mirë.
Sot luajtën edhe dy mesfushorë të Kombëtares, Ramadani dhe Berisha, të cilët në ndeshjen Torino-Lecce morën nota mesatarisht të larta pas ndeshjes së mbyllur 0-0.
Medon Berisha është një nga lojtarët më premtues të Shqipërisë. Prej tij presim shumë dhe këto performanca në Serie A e ndihmojnë për t’u rritur edhe më shumë.
Burimi