Flamurtari “leksion” Elbasanit dhe merr kreun e renditjes së kampionatit

Flamurtari “leksion” Elbasanit dhe merr kreun e renditjes së kampionatit

Flamurtari në basketboll për femra fitoi 74-43 ndaj Elbasanit në ndeshjen që mbylli javën e 15-të të Kampionatit Kombëtar.
Sfida e luajtur në Vlorë ishte një formalitet për basketbollistet vendase, të cilat u shkëputën 24-9 që në periodën e parë dhe më pas administruan avantazhin.
Madje diferenca u thellua edhe më shumë me kalimin e minutave, me mikeshat që ishin të pafuqishme të rivalizonin.
Omerbasic me 20 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, ndërsa për Flamurtarin u dallua Sali me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 15-të
Partizani – Studenti, 82-70
Vllaznia – Teuta, 76-80
Flamurtari – Elbasani, 74-43
Tirana (pushim)
Renditja: Flamurtari 25 pikë, Tirana 23 pikë, Partizani 20 pikë, Vllaznia 18 pikë, Teuta 18 pikë, Studenti 15 pikë, Elbasani 13 pikë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente