Europiani i vendeve të vogla, kombëtarja shqiptare debuton me fitore ndaj Andorës
26 Qershor 2024
8:22
Telesport
Ka nisur në Prishtinë turneu i Kampionatit Europian të Basketbollit për vendet e vogla. Në këtë event merr pjesë edhe kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja.
Debutimi i Shqipërisë ka qenë mjaft pozitiv, pasi vajzat kuqezi fituan 74-58 ndaj Andorës. Një fitore e merituar e basketbollisteve shqiptare, që pas një periode të parë të ekuilibruar (14-14), shkëputen dhe dominojnë në fushë.
Pjesa e parë mbyllet 35-29 për Shqipërinë, që thellon edhe më shumë shifrat në çerekun e tretë (57-38). Perioda e fundit është një formalitet, me vajzat kuqezi që administorjnë avantazhin. Krejt takimi mbyllet 74-58 për Shqipërinë.
Enisa Qosja me 18 pikë ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes për Shqipërinë, ndërkohë që 4 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Sot, Shqipëria do të luajë ndaj Armenisë ndeshjen tjetër në Grupin B.
Burimi