Euro 2024 | Sylvinho jep leje “familjare”, nesër nis përgatitja ndaj Kroacisë. Shfaqet problemi i parë fizik te kuqezinjtë

Euro 2024 | Sylvinho jep leje “familjare”, nesër nis përgatitja ndaj Kroacisë. Shfaqet problemi i parë fizik te kuqezinjtë

16 Qershor 2024

21:22

Telesport

Shqiperia është rikthyer sot në stërvitje. Trajneri Sylvinho e ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë. Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, kanë punuar në palestër. Gjithashtu edhe masazhe për ata që zbritën në fushë në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Ndërkohë, pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë. Por, lajmi i keq ka te beje me nje demtim qe Jasir Asani ka marre ne kemben e majte pasi eshte shkelur nga futbollisti i Italise, Di Marco.
Nuk dihet nese do te jete i rikuperuar per Kroacine dhe nese eshte thjesht nje hematomë qe mund te kaloje. Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit për takimin e dytë në grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë në “Volksparkstadion”, Hamburg. Duke nisur prej orës 15:00. Stadium me kapacitet 57 mijë tifozë.
Tifozët janë gati të dhurojnë spektaklin e radhës dhe të mbështetin Kombëtaren. Me shpresën dhe besimin e marrjes së pikëve të para në Euro 2024. Sakaq, duhet theksuar se Sylvinho, per te ulur pak nivelin emotiv dhe per te rregulluar psikologjine dhe humorin, ka lejuar futbollistët te takohen me familjarë ose miq ne qendren stervitore.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente