E zbulon UEFA: Ramadani parakalon yje si Granit Xhaka dhe Kimmich

E zbulon UEFA: Ramadani parakalon yje si Granit Xhaka dhe Kimmich

20 Shtator 2024

17:21

Telesport

Ylber Ramadani nuk është lojtar i zakonshëm. Kombëtarja shqiptare është me fat që ka një mesfushor të tillë, i aftë për të thyer aksione, por edhe për të dhënë asiste të befasishme.
Një meritë e madhe e tij janë kilometrat e përshkuara në fushë. Mesatarja e tij është një pikë e fortë dhe për këtë mjafton të lexojmë raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA.
Ramadani është një nga lojtarët që ka përshkuar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë gjatë Kampionatit Europian, ku kuqezinjtë fatkeqësisht nuk e kaluan grupin.
Mesfushori ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve me më shumë kilometra në fushë.
Ramadani ka kaluar yje të klasit botëror si Granit Xhaka, Declan Rice dhe Joshua Kimmich.
Burimi