
Djokovic ëndërron ende të jetë “numri 1”, planifikon 7 turne deri në Wimbledon
7 Mars 2025
9:39
Telesport
Mungesa e tenistit italian Jannik Sinner në fushë (numri 1 në botë është i skualifikuar 3 muaj për doping), duket se ka zgjuar dëshirën e serbit Novak Djokovic për t’u rikthyer në majën e renditjes botërore.
Ai ka një plan të qartë për të grumbulluar sa më shumë pikë të jetë e mundur gjatë këtyre 4 muajve në vijim, ku do të luhen disa turne Masters dhe dy grand slam. Duke nisur nga ai i Indian Wells, në Amerikë.
Djokovic ka fituar 5 herë në Indian Wells dhe shpreson që nga aty të nisë rikthimin drejt majës. “Jam përgatitur mirë dhe shpresoj të shkoj deri në fund”, tha serbi, që ka si rival kryesor spanjollin Carlos Alcaraz.
Turnetë ku ai do të luajë deri në funds të qershorit janë Indian Wells e Majemi në Amerikë, për t’u rikthyer në Europë në turnetë Masters të fushave me dhè si Montekarlo, Madrid dhe Roma.
Në fund janë dy grand slam të rëndësishëm si ai i Roland Garros dhe Wimbledon, që dhurojnë shumë pikë për Djokovic, që vjet nuk arriti t’i fitojë ato.
Burimi