Disfata më e thellë, 9-0. Precedentët i trembin kuqezinjtë, nuk e kanë mundur kurrë Spanjën

Disfata më e thellë, 9-0. Precedentët i trembin kuqezinjtë, nuk e kanë mundur kurrë Spanjën

24 Qershor 2024

18:30

Alfred Lleshi

Kombëtarja spanjolle e futbollit do të përballet këtë të hënë me një Shqipëri, të cilën e ka mposhtur gjithmonë në 8 takimet e mëparshme. Një rival që po, e pranon edhe media iberike, ka ardhur duke u rritur dhe për më tepër luan ende shanset për të qëndruar në “Euro 2024”.
Hera e parë që të dyja kombëtaret u takuan ndodhi në vitin 1986, ndërsa precedenti i fundit ishte në mars 2022. “La Furia Roja” i fitoi të gjitha ato ndeshje, ku spikat 9-0 për Spanjën më 1990.
Kështu, kombëtarja shqiptare do të ketë një ambicie shumë më të madhe se ato ndeshje të kaluara, pasi i duhet të mposhtë Spanjën për të pasur shanse kualifikimi në 1/8 finale të Europianit.
Precedentët nuk lënë hije dyshimi, 8 humbje në po kaq ndeshje, me vetëm 3 gola të shënuar e 31 gola të pësuar. Sfida e fundit mes dy kombëtareve tona ishte miqësorja e 26 marsit 2022 e përfunduar 2-1, ndërsa në ndeshje zyrtare, hera e fundit ka qenë më 6 tetor 2017, ku kemi humbur 3-0.
Burimi