DERBI I KRYEQYTETIT (STATISTIKAT) – Tirana efikasitet para porte, por nuk di të fitojë
20 Shtator 2024
18:11
Telesport
Kjo fundjavë na sjell ndeshjen e shumëpritur të kampionatit shqiptar, Partizani – Tirana. Eshtë derbi i kryeqytetit, ndeshja e vetme e cila e ka shikueshmërinë 100% të garantuar, ashtu si edhe komentet dhe analizat televizive.
Bardheblutë kanë pesë barazime në pesë ndeshjet e para të kampionatit. Nuk di të fitojë, por as të pësojë humbje. Ndërkohë, skuadra e kuqe ka humbur vetëm një ndeshje dhe renditet e treta.
“Demat” janë skuadra e cila ka goditur më së shumti portën e kundërshtarëve, rreth 15 gjuajtje për ndeshje, prej të cilave mesatarisht vetëm 5 në portë.
Tirana e ka saktësinë më të madhe. Nga 11 gjuajtje për ndeshje, 5 prej tyre janë me drejtim të portës kundërshtare. Nëse bardheblutë dallohen për mbrojtjen solide, Partizani ka sulm më të mirë.
Presim një derbi të shkëlqyer dhe plot surpriza. Kjo ndeshje gjithmonë sjell emocione për futbolldashësit shqiptarë.
Burimi