Dëmtohet Uzuni, humbet ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Thirret me urgjencë një debutues në kombëtare

Dëmtohet Uzuni, humbet ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Thirret me urgjencë një debutues në kombëtare

Tjetër ndryshim në listën e kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të “Nations League” ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin e tij, por u paraqit në kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri rezonancën magnetike, që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.
Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.
Burimi