Colwill: Ja pse Maresca është vite dritë përpara të gjithë të tjerëve

Colwill: Ja pse Maresca është vite dritë përpara të gjithë të tjerëve

7 Mars 2025

16:55

Telesport

Mbrojtësi i Chelsea-t, Levi Colwill, e ka shpallur Enzo Maresca si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar.
Colwill ka folur pas fitores së Chelsea-t në Conference League kundër Copenhage-n.
“Mendoj se Maresca, me mënyrën se si mendon për futbollin, është vite dritë përpara të gjithë të tjerëve”, deklaroi ai për BBC Sport.
“Sigurisht që jam bekuar me shumë trajnerë të ndryshëm që kanë qenë fantastikë.
“Ai më shtyn të kuptoj futbollin në një mënyrë tjetër. Prandaj jam shumë i bekuar që luaj futboll nën drejtimin e tij dhe mësoj sa më shumë”.
Chelsea aktualisht ndodhet në vendin e pestë në renditjen e Premier League.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente