
Cleveland e Oklahoma dominojnë dy Konferencat, Clippers fiton pas kohës shtesë
Skuadra e Cleveland vijon të komandojë renditje në Lindje, duke mposhtur sot 112-100 Milwaukee jashtë fushe. Të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Antetokounmpo për Bucks.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Oklahoma në Perëndim, që mundi 127-103 Denver, duke mbrojtur kreun. Alexander Shai me 40 pikë ishte lider për Thunder, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë.
Në kohën shtesë fiton Clippers, 111-110 ndaj Sacramento, ndeshje ku u dallua James Harden me 29 pikë. Skuadra e Minnesota, falë një loje të mirë kolektive (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 141-124 San Antonio.
NBA-Rezultatet e sotme
Oklahoma – Denver, 127-103
Dallas – Phoenix, 116-125
New Orleans – Memphis, 104-107
Philadelphia – Utah Jazz, 126-122
Milwaukee – Cleveland, 100-112
Minnesota – San Antonio, 141-124
Portland – Detroit, 112-119
Clippers – Sacramento, 111-110
Burimi