![Chelsea njofton nënshkrimin me mesfushorin brazilian “Messinho”, konsiderohet si Messi i ri](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/chelsea-njofton-nenshkrimin-me-mesfushorin-brazilian-messinho-konsiderohet-si-messi-i-ri_6676fa5b4e595.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Chelsea njofton nënshkrimin me mesfushorin brazilian “Messinho”, konsiderohet si Messi i ri
👁1380
22 Qershor 2024
17:35
Telesport
Skuadra e Chelsea ka njoftuar sot nënshkrimin me mesfushorin brazilian Estevao Willian, në një marrëveshje me vlerë 30 milionë euro.
Anësori 17-vjeçar nga Palmeiras do t’i bashkohet zyrtarisht Chelsea vetëm verën e ardhshme, pasi në prill të vitit tjetër mbush 18 vjeç.
Mesfushori brazilian Estevao, vlerësohet si një nga talentet e rinj më të mirë në vendin e tij. Ai ka dy gola dhe dy asistime nga 10 paraqitje në Serie A të Brazilit.
Talenti i ri brazilian është mbiquajtur Messinho, duke u krahasuar me Lionel Messi, ndaj dhe ka marrë atë nofkë.
Burimi