Buffon: Nuk e prisnim humbjen ndaj Spanjës, menduam se kishim arritur një nivel të caktuar…

Buffon: Nuk e prisnim humbjen ndaj Spanjës, menduam se kishim arritur një nivel të caktuar…

21 Qershor 2024

20:22

Alfred Lleshi

Një ditë pas Spanjë-Itali 1-0, kreu i delegacionit të kombëtares axurre, Gianluigi Buffon mori fjalën dhe nga kampi stërvitor në Iserlohn analizoi humbjen e pësuar në Gelsenkirchen: “Menduam se kishim arritur tashmë një nivel, mbrëmë morëm reagime që ndoshta nuk i prisnim. Mendoj se mes shpjegimeve të performancës sonë janë edhe ato që tha trajneri. Duhet të jemi më të sigurt në të ardhmen e afërt”.
Nëse flitet për aspektin fizik, Kroacia do të vijë në ndeshjen e fundit me një ditë me tepër rikuperimi: “Do të jetë një ndeshje ndryshe, me ritme të ndryshme, edhe për shkak të karakteristikave individuale të lojtarëve. Talenti ndoshta do të jetë pak a shumë i njëjtë, Spanja ka ende diçka më shumë se ne.
Me Kroacinë është një ndeshje që do ta luajmë në mënyrën më të mirë. Të shpalosim aftësitë, të besojmë se mund të arrijmë një rezultat të mirë. Mbi të gjitha, ne ishim të mirë për ta bërë Shqipërinë të dukej si një ekip i nivelit më të ulët. Ndoshta këto vështirësi na bënë të dukeshim mbrëmë nën nivelin tonë real”.
Burimi