Boston Celtics shpallet kampion në NBA duke shkruar historinë, Brown shpallet MVP

Boston Celtics shpallet kampion në NBA duke shkruar historinë, Brown shpallet MVP

Ekipi i Boston Celtics është shpallur sot kampion i NBA, pas fitores 106-88 ndaj Dallas Maveriks në finalen e pestë play off, duke fituar 4-1 serinë e finaleve. Ky është titulli i 18-të në histori për ekipin e Boston, që bëhet kështu skuadra me më shumë tituj kampionë, një më shumë se Lakers (17).
Basketbollisti Jaylen Brown u shpall MVP i finaleve, një lojtar që ka qenë lider për Boston këtë sezon, duke e merituar trofeun. Për sa i përket takimit të sotëm, ai u dominua e fitua me meritë nga Boston, që para publikut të tij nuk zhgënjeu, duke triumfuar e duke festuar bashkë me tifozët.
Luka Doncic realizoi 28 pikë e 12 rebound për Dallas, por nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës. Për Boston, shënuesi më i mirë sot ishte Jayson Tatum me 31 pikë, ndërsa Brown realizoi 21 pikë. gjithsesi, ky i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm përgjatë gjithë sezonit.
Një sezon që Boston e dominoi dhe fitoi me meritë, pasi ishte skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt. Kjo u pa qartë edhe në këtë finale, që nuk pati histori, me Celtics që ngrejnë lart trofeun dhe festojnë me meritë titullin kampion, ndërsa Dallas nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të pranojë humbjen.
Finale-Play off
Nd.1, Boston – Dallas, 107-89
Nd.2, Boston – Dallas, 105-98
Nd.3, Dallas – Boston, 99-106
Nd.4, Dallas – Boston, 122-84
Nd.5, Boston – Dallas, 106-88 (4-1)
Burimi