Besëlidhja e pandalshme merr arratinë, Tirana fiton në frymën e fundit ndaj Teutës

Besëlidhja e pandalshme merr arratinë, Tirana fiton në frymën e fundit ndaj Teutës

Është luajtur java e 31-të e Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione kryeson e shkëputur dhe e pamposhtur kampionët. Lezhjanët fituan 81-72 në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Një përballje e ekuilibruar, me të dyja ekipet që dueluan për fitore deri në fund. Hamati me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për Besëlidhjen, ndërsa 29 pikët e Wilkins për Vllazninë nuk mjaftuan.
Fitore në sekondat e fundit për Tiranën, që mundi 79-78 në Durrës rivalët e Teutës. Sfidë delikate për të dyja ekipet, por në fund bardheblutë fituan falë 21 pikëve të Hysenagolli dhe 20 të Lilaj.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Kamza Basket, që mundi 84-78 Apoloninë, një duel mbijetese për dy skuadrat. Allen me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Kamzën, që mbetet e fundit në renditje.
Superliga-Meshkuj, java e 13-të
Apolonia – Kamza Basket, 78-84
Teuta – Tirana, 78-79
Vllaznia – Besëlidhja, 72-81
Renditja: Besëlidhja 26 pikë, Teuta 20 pikë, Vllaznia 18 pikë, Apolonia 18 pikë, Tirana 18 pikë, Kamza Basket 17 pikë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente