![Berat Gjimshiti largohet nga Serie A pas 9 vitesh? Vjen thirrja e pasur nga Katari!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/berat-gjimshiti-largohet-nga-serie-a-pas-9-vitesh-vjen-thirrja-e-pasur-nga-katari_66a1f3f967284.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Berat Gjimshiti largohet nga Serie A pas 9 vitesh? Vjen thirrja e pasur nga Katari!
24 Korrik 2024
22:27
Telesport
Karriera e Berat Gjimshitit mund të vazhdojë në Katar. Mbrojtësi shqiptar i Atalantës në fakt është kërkuar nga Al-Rayyan dhe tashmë janë duke u zhvilluar disa kontakte mes palëve.
Pas gjashtë sezoneve radhazi në Atalanta dhe nëntë sezoneve në Itali, Gjimshiti mund t’i thotë lamtumirë Serisë A dhe të transferohet në Katar.
Në fakt janë duke u zhvilluar disa kontakte që mbrojtësi i lindur në vitin 1993 të kalojë te Al-Rayyan. Ai ende nuk ka dhene “ok’ finale per te bere kete kalim por oferta sa i perket kontrates dhe rroges duket te jete e majme.
Vleresimi i kartonit nga Atalanta shkon ne 10 mln euro. Priten zhvillime te tjera dhe nese do te mbyllet ky akord mes palëve.
Burimi