Berat Djimsiti joshet nga paratë, gati transferimi në Lindjen e Mesme

Berat Djimsiti joshet nga paratë, gati transferimi në Lindjen e Mesme

30 Korrik 2024

8:28

Alfred Lleshi

Pas fitimit të “Europa League” sezonin e kaluar, Atalanta është gati të revolucionarizojë mbrojtjen e saj. Pas rinovimit të dështuar me qendërmbrojtësin argjentinas Palomino (aktualisht i liruar) dhe mbërritjes në Bergamo të Ben Godfrey, zikaltrit mund të lënë edhe Berat Djimsiti të largohet drejt Al-Rayyan, ekip i Katarit.
Konfirmimi erdhi edhe nga CEO zikaltër, Luca Percassi, i cili tha për mediat italiane: “Konfirmoj interesimin e Al-Rayyan, që është intensifikuar ditët e fundit, por në fakt ka kohë që na është bërë me dije. Është e rëndësishme për ne sjellja e lojtarit. Vetë Berati erdhi për të na folur mbi këtë situatë me shumë ndershmëri. Tani për tani nuk ka asgjë më shumë se një interes”.
Negociatat mes lidershipit bergamask dhe klubit saudit thuhet se janë në një fazë të avancuar, “tymi i bardhë” mund të arrijë për 15 milionë euro. Në rast të lamtumirës së shqiptarit, objektivi i parë i Gasperinit duket se do të jetë Kevin Danso, lojtar i Lens, edhe pse kërkesat e larta të klubit francez (25 milionë euro) dhe konkurrenca nga Premier League e bëjnë negocimin mjaft kompleks.
Burimi