Bagnaia bën ligjin në Holandë, korr suksesin e tretë radhazi dhe rihap botërorin

Bagnaia bën ligjin në Holandë, korr suksesin e tretë radhazi dhe rihap botërorin

30 Qershor 2024

15:33

Telesport

Pas triumfit një ditë më parë në garën sprint, piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot edhe garën e Çmimit të Madh të Holandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Assen. Kjo ishte gara e tetë sezonale.
Ky është suksesi i pestë sezonal për kampionin e botës në fuqi, i treti radhazi. Tashmë ai është vetëm 10 pikë pas spanjollit Jorge Martin në renditjen e përgjithshme. Martin me Ducati Pramac, sot u klasifikua në vendin e dytë.
Podiumi u kompletua me italianin tjetër të Ducati, Enea Bastianini (i treti), që la pas spanjollin Marc Marquez (Ducati Gresini) dhe italianin tjetër Fabio di Giannantonio (Ducati VR46). Pra, pesë motorë Ducati në pesë vendet e para.
Për sa i përket garës, ajo u dominua nga Bagnaia, që e nisi atë nga “pole” dhe e mbylli i shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Emocione vetëm për vendin e tretë, me pilotët që dueluan fort për podiumin.
Burimi