Autogoli i Calafiorit dhe precedenti i bujshëm; Kupa e Botës 2006 ka të bëjë me të…
24 Qershor 2024
18:40
Alfred Lleshi
Le të kapemi pas bestytnive, nga të cilat italianët kanë qenë gjithmonë kampionë bote. Një autogol, edhe pse i ngathët, mund të bëhet simbol i shpresës. Edhe në vitin 2006, në ndeshjen e dytë të grupit, Italia shënoi një gol në portën e vet me një mbrojtës. Sidoqoftë, më pas ajo fitoi Kupën e Botës në Gjermani.
Fatin e trishtë e pati Cristian Zaccardo gjatë ndeshjes Itali-SHBA në Kaiserslautern, 320 km në jug të Gelsenkirchen, ku mbrëmë ishte Riccardo Calafiori, ai që bëri gabimin në një mbrëmje thelbësisht perfekte për të. Koincidenca historike dhe përsëritje faktesh…
Edhe në vitin 2006, Italia u pushtua nga kritikat për barazimin e dobët 1-1 kundër amerikanëve. Në atë rast kishte të paktën një barazim, por niveli i kundërshtarit ishte dukshëm më i ulët se Spanja e De La Fuente. Kush e di nëse, në fund të fundit, episodi që dënoi mbrëmë axurrët mund të bëhet vërtet një ogur i mirë…
Burimi