Atalanta, një tjetër sulmues mund të mbërrijë nga Milani pas De Ketelaere

Atalanta, një tjetër sulmues mund të mbërrijë nga Milani pas De Ketelaere

Sondazhe dhe kërkesa për informacion, për të kuptuar kompleksitetin dhe pengesat e mundshme. Pas fitores së “Europa League”, Atalanta po përpiqet të forcojë skuadrën e drejtuar nga Gian Piero Gasperini.
Ditët e fundit janë vlerësuar disa profile, përfshirë atë të Alexis Saelemaekers, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bologna, por u rikthye te Milani. Një operacion që zikaltrit e pëlqejnë dhe mund ta forcojë më tej sulmin, veçanërisht në korsitë e jashtme, duke i dhënë trajnerit mundësinë për ta përdorur më shpesh 3-4-3.
Javët e fundit, Nicolò Zaniolo ishte vlerësuar, por për momentin profili i tij nuk është pjesë e planeve të Atalantës. Saelemaekers, nga ana tjetër, mund të jetë i dobishëm për një ekip që kërkon alternativa: Lookman mbetet titullar, por me një armë shtesë në atë zonë të fushës, zikaltrit mund të kenë disa alternativa.
Megjithatë, ka një ngërç për Teun Koopmeiners, i cili është rikthyer në Bergamo për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë grumbullimit me kombëtaren holandeze. I detyruar të anashkalojë Kampionatin Evropian, mesfushori mbetet në fokusin e Juventusit, por negociatat aktualisht nuk kanë nisur.
Bardhezinjtë duan ta mbyllin me Douglas Luiz fillimisht, nuk përjashtohet që të ketë lëvizje për holandezin pas “tymit të bardhë” me Aston Villa. Sidoqoftë, Atalanta nuk shkëputet nga pretendimet e saj, duhen 70 milionë euro për ta mbyllur operacionin e Koopmeiners.
Burimi