Askush si Sylvinho! Statistikat e vendosin si trajneri më i suksesshëm në historinë e kombëtares

Askush si Sylvinho! Statistikat e vendosin si trajneri më i suksesshëm në historinë e kombëtares

8 Shtator 2024

19:17

Telesport

Të dhënat statistikore tregojnë se Sylvinho është trajneri më i suksesshëm i kombëtares shqiptare. Fitorja e djeshme ndaj Ukrainës është një tjetër konfirmim i projektit fitues të tij. Deri tani, braziliani numëron 8 fitore, 4 barazime e 5 humbje me kombëtaren kuqezi.
Përqindja e tij e fitoreve është 47%, një mesatare që deri më sot nuk e ka arritur askush në stolin e Shqipërisë. Pas tij renditet De Biasi me 38.89% të ndeshjeve të fituara, ndjekur nga Zhega me 38.46%.
Vetëm një trajner i Shqipërisë ka arritur 8 fitore me kombëtaren shqiptare. Ai është Josip Kuze, por i janë dashur gjithsej 24 ndeshje për këtë shifër.
Për numër fitoresh, Sylvinho ka ende punë për të bërë. Fillimisht duhet të kapë gjermanin Briegel me 10 fitore, më pas italianët Reja me 14 dhe De Biasi me 21.
Burimi