Argjentina në ankth për Lionel Messi, del nga fusha i dëmtuar dhe rrezikon Copa America

Argjentina në ankth për Lionel Messi, del nga fusha i dëmtuar dhe rrezikon Copa America

26 Qershor 2024

13:08

Telesport

Pavarësisht fitores 1-0 ndaj Kilit, tek Argjentina ka një shqetësim të madh për vazhdimin e  turneut të Kupës së Amerikës nga ana e sulmuesit Lionel Messi.
Gjendja e “pleshtit” ka krijuar mjaf dyshime për trajnerin Lionel Scaloni, pasi sulmuesi u largua nga fusha i dëmtuar (ndeshja u fitua falë një goli në minutën e 88-të nga Lautaro Martinez).
“Ndjeva një siklet në kofshën e djathtë. Isha i tensionuar, por arrita ta përfundoja ndeshjen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Lionel Messi pas ndeshjes.
Ky nuk është një mesazh inkurajues për ndeshjen e radhës kundër Perusë dhe për ambicjet që skuadra kampione e botës ka në Copa America.
Burimi