Arbnor Muja rikthehet te superforma! Gol dhe asist në Turqi

Arbnor Muja rikthehet te superforma! Gol dhe asist në Turqi

2 Shtator 2024

1:30

Telesport

Arbnor Muja ka arritur të kap formën dhe vendin titullarit te Samsunspor, duke shënuar edhe golin e parë dhe duke asistuar një tjetër. Muja ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligën e Turqisë, ku skuadra e tij fitoi 3-0 si mysafir.
Golin për 1-0 erdhi në minutën e 37-të, ku para se të shënonte, Muja bëri një driblimi fantastik në zonë. Në minutën e 51-të erdhi edhe asistimi i tij që e qoi rezultatin në 2-0.
Muja në këtë ndeshje ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa u kthye në enigmë të pazgjidhur për kundërshtarin, pasi ai kompletoi gjashtë nga gjashtë tentimet për driblim.
Përveç golit dhe asistimit, Muja kishte dhe tre pasime kyçe dhe dy gjuajtje në portë, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 9.2. Muajin janar ai kompletoi transferimin e tij befasues nga Antwerp te Samsunspor, por humbi vendin te Shqipëria për Euro 2024.
Burimi