
Alcaraz rikthehet te suksesi në Roterdam, Bencic fiton turneun e Abu Dhabi
10 Shkurt 2025
12:52
Telesport
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi turneun ATP-500 të Roterdam (Holandë). Në finale, numri 3 në botë, mundi 2-1 australianin Alex de MInaur (6-4, 3-6, 6-2). Ky është sukesei i parë sezonal për spanjollin, ish-numrin 1 në botë.
“Ky është një trofe i veçantë për mua, pasi është i pari në sallat e mbyllura. Kjo tregoi s emund të bëj mirë në të tilla sipërfaqe. Ky sukses dhe ky turne më ka ndihmuar shumë për të ardhmen time”, tha Alcaraz.
Për femra, tenistja zvicerane Belinda Bencic, fitoi turneun WTA-500 të Abu Dhabi, titulli i nëntë në karrierën e saj. Në finale, ajo mundi 2-1 me përmbysje amerikanen Ashlyn Krueger (4-6, 6-1, 6-1).
Këto ishin turnetë e parë “big” për tenistët që pas përfundimit të grand slam të Australian Open. ndërkohë që, këtë javë nisin turnetë e parë Masters për femra.
Burimi