Alcaraz fiton finalen maratonë ndaj Sinner, dy yjet e rinj të tenisit dhurojnë spektakël në Pekin

Alcaraz fiton finalen maratonë ndaj Sinner, dy yjet e rinj të tenisit dhurojnë spektakël në Pekin

3 Tetor 2024

8:47

Telesport

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi 2-1 (6-7, 6-4, 7-6) ndaj sitalianit Jannik Sinner, pas 3 orësh e 20 minutash lojë, finalen e turneut ATP 500 në Pekin. Një finale e jashtëzakonshme mes dy tenistëve më të mirë në botë.
Përballë njëri-tjetrit ishin numrat 1 dhe 2 në botë, ndaj spektakli ishte i garantuar në fushë. Sinner, që kryeson renditjen, fitoi në “tie break” setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e spanjollit, që fitoi dy setet e tjera.
Sinner kishte mundësi të mbyllte ndeshjen në setin e dytë, por nuk ia doli dot mbanë. “Jam i kënaqur pr këtë triumf, që është shumë i rëndësishëm për mua. Arrita të gjej kënaqësinë dhe ndihem sërish i motivuar”, tha Alcaraz.
“Sinner tregoi sërish se ëhstë më i miri në botë. Për mua, niveli që po tregon është i jashtëzakonshëm. Është një bishë dhe shpresoj që të luajmë sa më shpesh mes nesh, pasi argëtohemi në fushë”, u shpreh Alcaraz.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente